Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli: Skenat e mbrëmshme nuk na nderojnë
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka mbledhur në një takim pronarët e lokaleve përgjatë Lungomares, për t’iu dhënë sqarime në lidhje me situatën e krijuar pas protestës së tyre ndaj kufizimit të muzikës.
Ai kërkoi nga pronarët e lokaleve të jenë më solidarë dhe të bashkëpunojmë me Bashkinë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
“Ju kërkova që të gjithë ju të sillni disa dokumentacione, që ishin të nevojshme për parë që kishte lidhje me punën institucionin e Bashkisë së Vlorës, ndërkohë që për fat të keq u përgjigjen vetëm tre biznese, që unë ua kërkova këtë gjë. Do doja që të ishit pak më shumë solidarë dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet më të mira ashtu si në këtë rast. Ky është një shqetësim i madh i juaj dhe unë nuk mund të rrija indiferent”, tha ai.
Kryebashkiaku Leli foli në pozicionin e mjekut, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me pronarët shpjegoi efektin negativ që shkakton grumbullimi në përhapjen e virusit COVID-19.
“Unë do t’u shpjegoj disa gjëra si mjek në radhë të parë. Kur ka muzikë me zë të lartë, njerëzit për arsye të muzikës nuk dëgjojnë njëri-tjetrin dhe detyrohen të flasin më zë të lartë. Kjo i detyron të afrohen më afër njëri-tjetrit dhe nxjerrin spërkla, virus është akoma midis nesh, pavarësisht se rastet i kemi të vogla. Sa më kufizime të ketë, ka një grup ekspertësh që e vlerësojnë këtë gjë dhe kanë vënë fashën orare që është ora 20:00 dhe për fat tani kryeministri ka dhënë një fashë tjetër që është ora 23:00 dhe nuk është gjë e vogël”, theksoi ai.
Përplasjet e djeshme mes pronarëve të lokaleve dhe Policisë z. Leli i cilësoi të dëmshme për turizmin.
“Skenat që kam parë dje nuk është që na nderon, sepse jemi në turizëm, jemi në kulmin e turizmit. Këto janë ditët tuaja, ditët tona, se i kemi bashkë të gjithë. Krijojmë kakofoni të panevojshme, megjithëse ju keni të drejtë, por mjekësia ka disa rregulla dhe unë erdha t’ua shpjegoj këtë gjë”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta