Kryediplomati hungarez: Nëse Trump nuk sjell dot paqe në Ukrainë, askush nuk mundet 

25 Mars 2025 | 10:35

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó tha se nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, askush nuk mundet.

“Hungaria vlerëson shumë përkushtimin e presidentit të ri amerikan për paqen. Nëse Trump nuk mund të arrijë paqen në Ukrainë, askush nuk mundet. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Trump”, tha Szijjártó mbrëmë pas takimit me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA në Budapest, Robert Paladin.

Sipas tij, është skandaloze që Brukseli po pengon suksesin e këtyre përpjekjeve, njoftoi MTI.

Szijjártó tha gjithashtu se biseda me Paladin ishte e shkëlqyer dhe shtoi se marrëdhënia midis Hungarisë dhe SHBA-së është e mbushur me respekt të ndërsjellë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026