Kryemadhi: Do të jem deputetja e Lushnjës për të shlyer çdo borxh ndaj jush

14 Prill 2021 | 19:11

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë pasdite në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale. Ajo shpjegoi edhe faktin se përse ka zgjedhur të kandidojë në këtë qark.

“Kam ardhur dhe kandidoj në qarkun e Fierit, për të larë të gjitha borxhet ndaj qarkut të Fierit, ndaj jush, ndaj burrave dhe grave, ndaj fermerëve, ndaj të gjithë naftëtarëve në Fier, ndaj të gjithë të rinjve dhe të rejave, por më shumë ndaj familjeve tuaja, që ne në këto vite kemi lejuar djemtë dhe vajzat tuaja të largohen nga shtëpitë, sepse nuk kanë mundësinë e punësimit”, tha Kryemadhi.

Për kryetaren e LSI-së, ndryshimi që kërkojnë shqiptarët duhet të fillojë nga vetja e gjithsecilit dhe jo duke I thurur elozhe politikës së vjetër.

“Ndryshimi nuk vjen duke i bërë elozhe politikës së vjetër, ndryshim nuk vjen duke u përkëdhelur tek kryetarët apo kryetaret e partive, ndryshimi nuk vjen duke u përçarë apo duke u përkëdhelur tek ish liderët, ndryshimi vjen tek fëmija ynë, tek shtëpia jonë, tek toka jonë”, u shpreh Kryemadhi.

Disa qytetarë i kishin rezervuar edhe një surprizë kryetares së LSI, një buqetë me lule me numrin 6, që është edhe numri me të cilin LSI përfaqësohet në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026