Kryemadhi: Kosto për kurimin e COVID-19 është sa 5-fishi i pagës minimale

15 Nëntor 2020 | 15:34

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon mbajtjes së maskës në ambientet e hapura. Gjatë një takimi me të rinjtë e partisë në qytetin e Shkodrës ajo deklaroi se do ta mbajë maskës dhe arsyeja nuk është galopante e numrit të të infektuarve me covid.

“ Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia. Unë do ta mbaja maskën me LSI sepse më pëlqeu shumë”, tha znj. Kryemadhi.

Pjesë e fjalës së kryetares së LSI ishte edhe pandemia e covid-19. Ajo akuzoi qeverinë se ka mashtruar me premtimin për shëndetësinë falas që për Kryemadhin tashmë është më evidente se kurrë.

“Që të kurohet një pacient nga covid i duhet mbi 1 milion lekë/. Pra me një rrogë minimale do ti duhen 5 muaj për të kuruar një person në familje”, deklaroi ajo.

Pavarësisht vendimit për të mbajtur maskën, besimi i saj nuk ka ndryshuar ku uratën ia dha edhe të rinjve shkodran. “Ju rujt zoti”, përfundoi znj. Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026