Kryemadhi në Berat: Me Lefter Maliqin do të marrim mandatin e katërt në këtë qytet

18 Prill 2021 | 17:02

Në një takim elektoral në qytetin e Beratit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se LSI-ja i ka pasur gjithmonë të sigurta tre mandate në atë qytet.

Duke iu drejtuar Lefter Maliqit, kandidatit për deputet të LSI-së në Berat, Kryemadhi theksoi se me të, mandati i katërt do të jetë i sigurt.

Sipas saj dëshira e qytetarëve për ndryshim është ajo që i inkurajon për fitoren.

“Besoj te energjia, besoj te forca, besoj te kurajo por mbi të gjitha besoj te dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim sepse ajo që është më e rëndësishme se kushdo tjetër është lufta që ne bëjmë për familjen, për fëmijët, për të rinjtë dhe të rejat,” – u shpreh Kryemadhi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026