Kryemadhi në Kombinat: Rama kërkon ta shesë lagjen tek oligarkët

11 Prill 2021 | 17:13

Fushata e Lëvizjes Socialiste për Integrim është ndalur në Kombinat, aty ku kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo zonë është rrënuar për shkak te politikes se mbrapshtë te Edi Rames.

Ajo tha se kryeministri Rama me politikat e tij të gabuara po tenton që pronat e tyre t’ua shesë oligarkëve.

“Unë besoj tek të rinjtë, besoj te të rinjtë, sepse besoj tek forca që Floida Kërpaçi ka për ta çuar deri në fund betejën për shtëpinë e kombinatësve, të cilët bashkia e Tiranës me Edi Ramën në krye duan t’i shembin pallate, që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, me gjakun e prindërve të tyre siç ndërtuan Kombinatin dhe tashmë do që t’i largojë nga shtëpinë e tyre, nga pronat e tyre për t’ju dhënë oligarkëve për të ndërtuar kulla dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte”, theksoi Kryemadhi.

E para e LSI-së tha se këtë përpjekje të kryeministrit nuk do ta lejojnë të materializohet: “Ne nuk do ta lejojmë”, tha Kryemadhi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026