Kryemadhi takim me gratë në Fier: Rama varfëroi vendin dhe largoi rininë, meriton të largohet

2 Prill 2021 | 19:26

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Fier, ku gjatë një takimi me gra dhe vajza të këtij qyteti, prezantoi kandidatet e LSI-së për këtë qark.

Kryemadhi u shpreh se “për tetë vite Rama nuk mbajti asnjë premtim, prandaj duhet të largohet në 25 prill”.

“[Qytetarët] Kanë tetë vjet që e dëgjojnë atë që gënjen, katër vjet ishte vetëm me tepsi, me kusi, me timon, i vetëm fare, dhe ja ku jemi sot, taksa më të larta, çmime më të larta, biznese të mbyllura, fëmijë të larguar nga shtëpia, shkolla të shkatërruara, spitale të rrënuara, shërbim shëndetësor skandaloz, faturat e ilaçeve më të larta se kushdo tjetër, e pra kjo është ajo që ai kërkonte, të pasuronte veten e tij dhe të oligarkëve të tij dhe të varfëronte qytetarët,” – tha Kryemadhi duke i kërkuar votën qytetarëve.

LSI renditet në numrin 6 në fletën e votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026