Kryemadhi: Veliaj mori të gjithë bandat e Saimir Tahirit, ja si mundet
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tanimë është më i fuqishëm se vetë kyeministri Edi Rama.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kryemadhi u shpreh se Veliaj kontrollon të gjithë biznesin e ndërtimit në kryeqytet dhe të gjitha bandat që sipas saj, dikur kontrolloheshin nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas saj, kandidati i cili do të sfidojë Veliajn për Tiranën, duhet të ketë një program të qartë dhe të flasë për qytetarët, jo për politikën.
“Sot që flasim, me sondazhe, 87% e qytetarëve të Tiranës ndiejnë neveri për Erion Veliajn, edhe vetë socialistët. Pse? Sot Erion Veliaj është më i fuqishëm ekonomikisht se të gjithë socialistët bashkë, por edhe se vetë Edi Rama. Erion Veliaj kontrollon të gjithë biznesin e ndërtimit, edhe pse është Edi Rama ai që jep leje për kulla të larta.
Erion Veliaj kontrollon të gjithë bandat që dikur kontrolloheshin nga Saimir Tahiri. Sot Erion Veliaj është më i fuqishëm edhe se Edi Rama. Prandaj, personi që do të jetë përballë Erion Veliajt, duhet të ketë një program të qartë dhe të flasë për qytetarët, jo për politikën”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)