Kryeministri Edi Rama shpalos tre skenarë për planin e vaksinimit kundër Covid-19

18 Janar 2021 | 17:32

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha se Shqipëria është në negociata të vazhdueshme me kompanitë e vaksinave, por edhe me shtete të tjera për të siguruar doza të mjaftueshme kundër Covid-19. Ai tha se procesi i shpërndarjes së vaksinës është proces i ndërlikuar. 

“Jemi në negociata të vazhdueshme qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë, qoftë dhe me shtete të tjera pasi i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinës është proces shumë më i ndërlikuar nga çfarë duket”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tregoi skenarët, sipas të cilëve është menduar kryerja e procesit të vaksinimit.

“Plani kombëtar i vaksinimit ka tre skenarë. Plani më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe moshave brenda 14 muajsh. Skenari i mesëm ka një axhendë 18 mujore dhe skenari i tretë ka një axhendë 24 mujore. Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë, skenarit ambicioz”, tha ai.

Para deputetëve, kryeministri Rama theksoi se Kuvendi do të ratifikojë sot marrëveshjen e nënshkruar me “Pfizer” për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës.

Shefi i mazhorancës u shpreh se pas Tiranës, vaksinimi do nisë në Shkodër dhe Vlorë, e më pas ky proces pritet të shtrihet në të gjithë vendin, për të realizuar atë që ai e quajti si “plani ambicioz”.

“Në proces pastaj do të bëhet degëzimi kapilar i gjithë linjave të infrastrukturës për ta çuar vaksinimin në çdo qark, në mënyrë që të realizojmë skenarin ambicioz brenda 14 muajsh”, tha Rama.

Ai nuk i kurseu sërish kritikat ndaj Bashkimit Europian lidhur me braktisjen sipas tij të vendeve të rajonit në procesin e vaksinimit.

“Për ne, që gjendemi në vende, që nuk janë anëtare të BE kjo s’është e panjohur. BE nuk pa përtej kufijve të vetëvetes dhe e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë, në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale, gjë që ka bërë që sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër nuk ka filluar me vaksinimin. Vendet e rajonit kanë parapaguar për të pasur akses përmes Covax-it, një platformë që ende nuk është hapur, do të thotë akoma s’ka filluar furnizimi përmes Covax-it”,  tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026