Kryeministri i Indisë vizitë në Rusi: Vdekja e fëmijëve në luftë ‘shumë e dhimbshme’
Kryeministri indian Narendra Modi ka vizituar Rusinë, ku është pritur në një takim nga Presidenti Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Modi ka bërë një kritikë ‘të fshehtë’ ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë.
Modi, i cili nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë, i tha presidentit rus se vdekja e fëmijëve të pafajshëm në luftë, konflikt ose një sulm terrorist “është shumë e dhimbshme”.
Komentet erdhën vetëm disa orë pasi Ukraina zbuloi se katër fëmijë, dy të moshës tetë vjeç, u vranë nga një valë sulmesh ruse dje, përfshirë në një spital pediatrik.
Modi i tha Putinit se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “nuk mund të gjendet në fushën e betejës… ne duhet të gjejmë paqen përmes bisedimeve”.
Ndërsa varet nga interpretimi se si lexohen komentet e Modit, ato nuk duket se tregojnë ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve.
Në të vërtetë, dyshja e kanë kaluar ditën duke vlerësuar marrëdhëniet e vendeve të tyre dhe duke shprehur synimin për ta thelluar atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte