Kryeministri i RMV bëhet pjesë e fushatës në Shqipëri, Zaev: Votoni Edi Ramën

16 Prill 2021 | 16:29

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve që janë qytetarë të Shqipërisë, që të votojnë për Partinë Socialiste dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në kuvendin e Shqipërisë.

Pas Albin Kurtit, Zaev është kryeministri i dytë rajonal që përfshihet në zgjedhjet e përgjithshme shqiptare duke përkrahur kryeministrin Rama, “apo mikun e tij të dashur” siç e ka cilësuar në mesazhin drejtuar komunitetit maqedonas.

“Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita  kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në  25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev.

Kandidati i minoritet maqedonas është i 12 në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, qark që në total ka 11 mandate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026