Kryeministri i sapoemëruar francez Barnier: Franca ka nevojë për respekt dhe unitet 

5 Shtator 2024 | 20:55

Kryeministri i sapoemëruar francez Michel Barnier tha sot se Franca ka nevojë për respekt, unitet dhe paqe dhe premtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë ata që tregojnë vullnet të mirë.

Barnier e tha këtë në fjalimin e tij të parë si kryeministër, ndërsa paraardhësi i tij Gabriel Attal qëndroi pranë tij, raportoi Reuters.

Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi sot ish-komisionerin evropian Michel Barnier si kryeministër të ri.

Macron i kërkoi Barnier, ish-ministrit të Jashtëm francez dhe negociatorit të BE-së për Brexit, të “formojë një qeveri të unitetit kombëtar në shërbim të vendit”, sipas mediave franceze.

Barnier u emërua në postin e kryeministrit pas më shumë se 50 ditëve të qeverisë së përkohshme dhe konsultimeve dhe presioneve të gjata nga opozita ndaj presidentit francez për të emëruar sa më shpejt një kryeministër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026