Kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

25 Prill 2024 | 12:22

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez  është shprehur se mund të jap dorëheqjen pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion.

Një hetim gjyqësor u nis të mërkurën pas akuzave nga një platformë  e krahut të djathtë se bashkëshortja e kryeministrit  përdori pozicionin e saj për të ndikuar në marrëveshjet e biznesit. Lideri socialist i ka mohuar akuzat.

Në një letër të postuar në rrjetin social  X, Sánchez u shpreh  se po anulon axhendën e tij publike deri të hënën kur do të njoftojë nëse do të vazhdojë apo do të largohet.

“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj, Më duhet t’i përgjigjem pyetjes nëse ia vlen të vazhdoj, duke pasur parasysh gropën e baltës që e djathta ekstreme kanë nxjerrë në politikën sonë, nëse duhet të vazhdoj në krye të qeverisë apo të heq dorë.” shkroi Sanchez

52-vjeçari ka qenë kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai ishte në gjendje të formonte një qeveri të re të koalicionit të majtë në nëntor për të filluar një mandat tjetër katërvjeçar. Ai është një nga udhëheqësit socialistë më jetëgjatë në Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Udhëheqësit botërorë janë në Turqi për një samit të NATO-s, por një ‘lojtar kyç’, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka pasur një marrëdhënie të trazuar...
10:34 | 07/07/2026

Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)

Pamje nga shpërthimet e regjistruara këtë të martë pranë hotelit ku po qëndron presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Siri janë publikuar në mediat...
10:28 | 07/07/2026

Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa

Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për të takuar presidentin sirian Ahmad al-Sharaa kur ndodhën shpërthimet pranë hotelit Four Seasons. Shpërthime tronditën Damaskun të martën,...
10:13 | 07/07/2026