Kryeministri Rama publikon pamjet e trishta nga brenda spitalit covid-3
Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook pamje nga spitali COVID-3, ku po kurohen me dhjetëra persona të prekur nga COVID-19. Filmimet hapem me një paciente e cila shfaqe me fytyrë duke treguar për kushtet e spitalit dhe trajtimin.
Edhe pse e moshuara shfaqet e rraskapitur, punonjësi i zyrës së shtypit të kryeministrit nuk nguron t’i drejtojë pyetje se i duket shërbimi i doktoreshës. Pacientja i përgjigjet se ndihet “pak më mirë” ndërsa tregon se për herë të parë që prej kohësh kur kishte hyrë në spital ka lëvizur nga krevati.
Xhirimet brenda spitalit tregojnë shtretër që janë bosh. Kapaciteti maksimal i spitalit covid-3, i hapur vetëm pak ditë më parë është me 150 shtretër.
“Siç e shikoni kemi akoma shtretër bosh, pra është alarm fals ajo që thonë se nuk ka shtretër dhe se po shtrihen njerëzit nëpër korridore”, shprehet Arjana Strakosha, zv. drejtore e QSUNT.
Doktoresha shpjegon se në spitalin covid-3 shtrohen ata pacientë që konsiderohen me simptoma më të lehta kurse ata në gjendje më serioze shtrohen në spitalin covid-1 dhe thekson se dy spitalet funksionojnë me urgjencë të përbashkët.
“Shërbimi i stafit këtu është një mrekulli e papame edhe në Stamboll ku kanë qëndruar 12 vjet nuk ka shërbim më të mirë. Njerëzit si ju të ngjallin me zor”, shprehet një prej pacientëve.
Mjeku Afrim Yzeiri thotë se, të sëmurët e shtruar në spitalin covid-3 janë pacientë që e kanë kaluar fazën akute tek Infektivi por janë ende të pa stabilizuar në parametra të tjerë shëndetësore për të vazhduar trajtimin në shtëpi.
Doktori Arjan Harxhi shprehet se, COVID-19 është një infeksion me ngarkesë të lartë. “Për momentin që flasin në këtë pavion janë mbi 70 të sëmurë dhe që të gjithë kanë nevojë për oksigjen, pa oksigjen ata vdesin”, shprehet ai.
Pamjet në spitali shoqërohen me komentin e kryeministrit Rama: “Brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë.”
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush