Kryeministri Rama akuza presidentit: Po zhvillon fushatë skutash në Vlorë me subjekte të OFL-së
Nga Saranda, kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se po zhvillon fushatë në qarkun e Vlorës me prokurorë dhe gjyqtarë të përjashtuar nga vetingu.
“Ka vendosur kandidaturën dhe zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL-së, premton lart e poshtë se do t’iu nxjerr njerëzit nga burgu, prokurorë dhe gjyqtar të korruptuar që u goditën nga vetingu janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hienash duke u futur zgëqeve”, tha kreu i qeverisë.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në kuadër të fushatës, kryeministri komentoi sërish bllokimin e aeroportit për 48 orë, për të cilin bëri përgjegjës dyshen Meta-Berisha.
“Janë ata që e morën peng aeroportin. Janë ata që janë gati të djegin nga e para Shqipërinë, po të jetë nevoja për të arritur synimin e tyre”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë nuk la mënjane as batutat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
“Kam qenë më të, kam treguar barsoletat e dynjasë që të mos e zinte gjumi”. Kjo është e vërtetë se shkoi shumë vonë”, tha kryeministri.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta