Kryeministri Rama: Ende s’kemi një skenar sa mund të zgjasin masat ndaj COVID-19

17 Mars 2020 | 19:19

Kryeministri, Edi Rama gjatë intervistës në Euronews Albania, të martën në mbrëmje nuk dha një skenar se kur mund të dilet nga kjo situatë e krijuar nga coronavirus, por nga ana tjetër veçoi se Shqipëria ka marrë masa parandaluese para çdo vendi tjetër, përveç Italisë.

Z. Rama deklaroi nga ana tjetër se vendi është i përgatitur që kriza të vijoi dhe për më shumë se tri javë.

“Kemi qenë të parët që kemi marrë masa pas Italisë dhe në çdo hap kemi shtrënguar këto masa me qëllim që të ulim tempin e shtrirjes së virusit”, tha z. Rama.

“Nuk e ka askush një skenar të tillë, askush nuk e di sa do të zgjasë. Duke parë Kinën, duke parë Italinë, konkluzioni jo përfundimisht i konsoliduar është se tre javët e para tregojnë shumë për agresivitetin dhe kapacitetin e përhapjes. Por, ne do të jemi të përgatitur se mund të zgjasë më shumë se kaq”, shtoi ai.

Sa u takon masave, Kryeministri tha se për vendosjen e tyre konsultohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ndërsa la të hapur që masat të zgjaten dhe përtej datës së caktuar deri tani, që është 3 prilli.

“Ne i kemi kufizuar deri më 3 prill, por askush nuk e di nëse kjo mjafton”, tha z. Rama. “Sa i takon konsultave, burimet janë disa por sigurisht burimi kryesor është çfarë vjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili është mbresëlënës dhe njerëzit që janë në të janë ta jashtëzakonshëm. Jam shumë i mbresuar nga aftësia e tyre profesionale”, shtoi ai.

Lidhur me faktin se gjatë këtyre ditëve ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe daljet e tij të shpeshta, kreu i qeverisë dha këtë përgjigje: “Është një kritikë që ma kanë bërë që kur kam lind dhe do të ma bëjnë deri sa të vdes.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021