Kryeministri Rama këmbëngul në thellimin e bashkëpunimit rajonal

14 Korrik 2021 | 15:52

Kryeministri shqiptar Edi Rama i pranishëm në edicionin e 23-të ‘Symi Simposium’ që po mbahet në Athinë nën kujdesin e ish-kryeministrit grek George Papandreou u shpreh se Partia Socialiste ka arritur të fitojë mandatin e tretë për shkak të shërbimeve që ka ofruar për qytetarët.

Ai theksoi se nën qeverisjen socialiste Shqipëria ka ndryshuar shumë, por pranoi se ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen.

“Në fituam mandatin e tretë dhe mbi të gjitha ia dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi parti që identifikohet me ndryshim. Tjetra është ajo çfarë kemi bërë, që me sa duket për njerëzit është e qartë se rruga është drejt progresit. Shumë gjëra janë përmirësuar, por ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë”, tha ai.

Ai shpalosi projektet strategjike të Shqipërisë, për të cilat tha se sektori i turizmit, energjia, infrastruktura dhe shërbimet teknologjike do jenë në fokus të mandatit të tretë.

“Kemi punë të rëndësishme, të cilat janë në planifikim e sipër, projekte për turizmin, energjinë dhe infrastrukturën. Dhe po kështu kemi hedhur shumë themele të mira për kulturën dhe shoqërinë e informacionit. Çdo shërbim është në xhepin tënd, në telefon dhe në kompjuter dhe kjo është e rëndësishmja që të eliminojmë këtë korrupsionin e vogël, që është shumë shqetësues në vend dhe besoj se kjo është shqetësuese edhe në rajon”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare vuri në dukje nevojën që vendet e rajonit të bashkëpunojnë në aspektin e tregut për të rritur investimet dhe krijuar vende të reja pune.

“Na duhet vizoni rajonal për të rritur kapacitetet e tregjeve tona, për t’iu dhënë investuesve mundësinë për të pasur hapësira shumë të mëdha që pastaj ne të kemi mundësi shumë më tepër. Qeveritë duhet të punojnë në aspektin kombëtar dhe rajonal, sidomos kur bëhet fjalë për sektorët strategjikë”,  tha Rama.

Duke folur para ish-kryeministrit të Greqisë, George Papandreou, z. Rama tha se Shqipëria ka baza të forta në sektorin energjitik.

“Sa i përket energjisë, ne kemi një bazë të fortë dhe shumë potencial në të ardhmen. Dua të theksoj se jemi me energji të rinovueshme dhe prodhimi ynë mbështetet tek energjia hidrike”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026