Kryeministri Rama në homazhe: Servet Pëllumbi do mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimeve

6 Maj 2026 | 13:00

Kryeministri Rama mori pjesë në homazhet e lamtumirës për Servet Pëllumbin, të cilat u mbajtën në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Rama u përkul lehtë para arkivolit ku u vendos kurora me lule të bardha dhe më pas përshëndeti të afërmit e ish-kryetarit të ndjerë.

Në fjalimin e mbajtur, Rama u shpreh se njihej dhe takohej pak me Servet Pëllumbin, por nga një antipati e krijuar për të dhe qasjet që kishte vetë Pëllumbi, kaloi në një simpati për të dhe çfarë përcillte ish-kryetari.

“Dëshiroj ti shpreh ngushëllimet  e mia të gjithë familjes të profesorit, nga ana tjetër të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, e prita me shumë lehtësim sepse isha në pamundësinë  e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit.

E kam njohur pak, nga larg por dua të kujtoj se marrëdhënia ime me të është marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe më pas një simpatie reciproke në afërsi. Për vite profesori përfaqësonte gjithçka që unë simpatizoja, konservator, sovjetik e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi tim, përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kornizimit të tij në sferën publike.

Kam njohur një njeri shumë progresist, dashamirës ndaj kujdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe, dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira, i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shof se përtej momentin të vështirë apo atyre që dukeshin, kishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin një situatë të caktuar me qetësi. Kur me shkruajti Beni që profesori kishte ndërruar jetë, më erdhi si e papritur sepse nuk e di pse isha mësuar me idenë që profesori ecte çdo ditë dhe më dukej si diçka e paravendosur që ai do ecte gjithmonë. Në ato pak raste që e kam takuar e gjeja gjithmonë në formë , dhe gjithmonë të dëshiruar për të folur për tema që ai kishte përzemër. Kur një njeri largohet gjithçka që lidhet me të afrohet. Besoj se edhe kur afrimi i gjërave si rezultat i momentin të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë  e ndryshimeve dhe të ndryshimeve të epokave. Padyshim një pikë referimi për ata që do duan të kuptojnë dinamikat dhe historinë e PS.

Ajo që është ende më e rëndësishme në këndvështrimin tim, është kujtimi që ai lë mbrapa. Besoj që me zë ose pa zë, gjithsekush që e ka njohur, e kujton dhe do ta kujtojë si në burrë të mirë, si një burrë të ndershëm, si një burrë të mençur dhe mbi të gjitha si një burrë babaxhan.

E kështu uroj ta kujtojnë gjithmonë, jo vetëm djemtë, por edhe mbesat, nipërit dhe të gjithë të afërmit e tjerë duke shprehur me dhembje edhe urimin që të prehet i qetë në paqe, siç e ka merituar me jetën dhe me kujtimin që lë mbrapa”, tha kryeministri Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026