Kryeministri Rama: Pse zgjodha Belinda Ballukun në Kombinat

28 Mars 2021 | 19:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpjeguar këtë të diel arsyen se pse ka zgjedhur ta vendosë në zonën e Kombinatit, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Ai tha se znj. Balluku renditet tek ata persona, që di të mbajë dhe t’i menaxhojë me sukses sfidat që i dalin përpara.

“Ka një arsye se pse Belindës i është lënë barra të mbulojë Kombinatin, sepse Belinda hyn ndër ata dhe ato që ka lidhur të mbajë pesha të rënda’, tha Rama.

Kreu i Partisë Socialiste e konsideroi ministren Belinda Balluku si njeriun kyç, në përpjekjet që po bën Shqipëria, për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj energjetike.

“Ka mbajtur pesha të rënda kur ka qenë fëmijë për arsye të fatit dhe mban pesha të rënda sot e gjithë ditën dhe në gjithë përpjekjet tona për të rindërtuar dhe ndërtuar infrastrukturën moderne të Shqipërisë është njeriu kyç, qoftë për infrastrukturën rrugore, qoftë për infrastrukturën e energjisë”, shtoi ai.

Ai theksoi se ministrja Balluku nuk ka zgjedhur Kombinatin për të përfituar vota, por për t’i shërbyer dhe zgjidhur problemet, me të cilat përballet kjo zonë.

“Është njeriu kyç sot dhe Belinda ka ardhur në Kombinat jo për të marrë vota fare, se vota mund të merrte kudo, por ka ardhur në Kombinat për t’i qëndruar Kombinatit mbi kokë”, theksoi kryeministri Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026