Kryeministri Rama: S’ka të ardhme të Evropës pa Ballkanin në BE

1 Shtator 2021 | 18:09

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte shumë i drejtpërdrejtë gjatë fjalës në “Forumin Strategjik të Bled” që po mbahet në Slloveni, kur foli për integrimin në BE.

Ai tha se Evropa nuk ka asnjë të ardhme nëse nuk anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ne jemi Evropë dhe nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin në BE. Ne mund të qeshim edhe kur vuajmë, çfarë pjesëtarët e BE nuk janë në gjendja ta bëjnë. Nëse BE do vijojë kështu, natyrisht nuk do jetë mirë për ne, por do jetë më keq për BE, më besoni”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se qasja që po ndjek Evropa sa i takon integrimit nuk ka lidhje me ëndrrën e etërve që krijuan BE.

“Ju përmendët në fillesë etërit themelues dhe nuk mund të rri pa thënë që nëse do çoheshin etërit themelues dhe do ndiqnin këtë diskutim për të ardhmen e Evropës, besoj se do thonin se “do ishim më mirë vdekur se sa gjallë”. Nuk kam provë, por po kthehen përmbys në varr”, tha Rama.

Po ashtu Rama u kërkoi përfaqësuesve të BE-së të mos përmendin më ndikimin e faktorëve të tretë në Ballkan, duke thënë se një pohim i tillë është qesharak.

“Ju lutem, mos përmendi më aktorë dhe faktorët e tretë, sepse është shumë qesharake”, tha.

Në fund Rama kishte një kërkesë edhe për presidentin e Bullgarisë, të cilit i kërkoi të heqë dorë nga vetoja në mënyrë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin procesin integrues me BE.

“Do t’i kërkoj presidentit të Bullgarisë: Ju bullgarët mos jini kaq tipik të BE, bëhuni ballkanas, hapni rrugën bisedimeve. Na lini të flasim me ta dhe ju pastaj mund të bëheni ballkanik dhe të dilni dhe të bëni pengesa”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026