“Listat e hapura sollën dëme anësore”, Rama: Kemi humbur katër mandate nga votat e pavlefshme
Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me deputetët e rinj të Partisë Socialiste, fitues të zgjedhjeve të 25 prillit, ku i uroi ata për fitoren, sipas tij domethënëse, të cilën duhet ta kthejnë me punë dhe përkushtim.
Nga pallati i Brigadave, Rama tha se nuk kanë rëndësi votat individuale të deputetëve aq sa ka rëndësi fitorja e Partisë Socialiste dhe realizimi i objektivave të çdo skuadre në nivel qarku.
“Gara e brendshme në listat e hapura, e cila ndodhte për herë të parë, ka sjellë patjetër të mirat e saj por ka sjellë dhe disa dëme anësore të cilat duhen analizuar me kujdes për të nxjerrë mësimet e duhura mbi këtë sistem të ri zgjedhor për ndeshjen tjetër pas 4 vjetësh,” – u shpreh Rama.
Sipas tij numri i lartë i votave të pavlefshme bëri të pamundur marrjen e katër mandateve në Dibër, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan ku qytetarët kanë zgjedhur numrin 12 të PS-së por kanë gabuar në shënjimin e numrit të preferencës së kandidatit.
Rama theksoi se bazuar në rezultatet e arritura do të rirreshtohen gjithë forcat në terren.
“Kush nuk e ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri te niveli më i lartë organizativ, duhet tja lërë vendin dikujt tjetër dhe nga ana tjetër kush nuk ja ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivelet ekzekutive në territor duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër,” – u shpreh kryeministri teksa sqaroi se një Komision i Posaçëm Riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi për të koordinuar këtë proces.
Rama u shpreh se qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës ndërkohë që puna për kalendarin e reformave legjislative dhe planet e detajuara të ekzekutivit do të nisë tani dhe deri në formimin e qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët