“Kërkoj falje që mbijetova” – Kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është rikthyer në punë të martën, gati dy muaj pasi u plagos nga një person i armatosur.
Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata.
Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.
Mediat sllovake shkruan se Fico, i cili shpesh kritikohet nga Bashkimi Evropian për shkak të prirjeve nacionaliste, shkoi në mbledhjen e kabinetit të tij përmes një tuneli, për t’i shmangur gazetarët.
“Të nderuara media liberale progresive dhe opozitë, kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, shkroi Fico në Facebook duke postuar edhe një fotografi në zyrën e tij.
Kur Fico ka marrë detyrën vjeshtën e kaluar, Sllovakia ka refuzuar ta vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, e cila lufton kundër pushtimit rus që nga viti 2022.
Vetë Fico i ka mbështetur bisedimet e paqes me Rusinë.
Ai ka dalë nga spitali më 31 maj, ndërsa paraqitjen e parë publike e ka bërë në një ceremoni pranë Bratislavës, të premten e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset