Sa mori pushtetin, kryeministri sllovak ndryshon kurs. “Braktis” Ukrainën
Kryeministri i sapoemëruar sllovak Robert Fico tha sot se nuk do të mbështesë ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën apo sanksione shtesë kundër Rusisë, raportojnë mediat sllovake.
Fico, i cili u emërua kryeministër për herë të katërt të mërkurën, tha para një komisioni parlamentar gjatë samitit të Bashkimit Evropian se nuk do të mbështeste ndihmën ushtarake për Ukrainën.
“Të gjithë e shohim se nuk ka zgjidhje ushtarake”, tha Fico.
Kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë, ai theksoi se nuk do të votojë për asnjë masë derisa të vlerësojë ndikimin e tyre në Sllovaki, raportojnë Dennik N dhe Pravda, siç raporton Reuters.
Kryetari i partisë Smer-SSD, Robert Fico, së bashku me ministrat kanë bërë betimin dje, pasi presidentja sllovake Zuzana Çaputova e emëroi kryeministër të atij vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij