Kryeministri spanjoll thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

11 Tetor 2024 | 16:05

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke dënuar njëkohësisht sulmet izraelite ndaj forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Sanchez tha pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan se Spanja kishte ndaluar shitjen e armëve për Izraelin në tetor 2023 dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të bëjë të njëjtën gjë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme, raportoi Reuters.

Në një sulm të forcave izraelite në një pikë vëzhgimi të përdorur nga UNIFIL, dy persona u plagosën sot, tha një burim i OKB-së dhe Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi sot se asnjë nga ushtarët spanjollë në mision në Liban nuk u plagos.

Forcat izraelite sulmuan gjithashtu UNIFIL të enjten, duke plagosur dy anëtarë të misionit indonezian dhe sulmi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Spanja ka 650 ushtarë në UNIFIL.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë

Vala e të nxehtit u intensifikua më tej sot në Francë duke vënë në provë qëndrueshmërinë e popullsisë dhe zjarrfikësve, të cilët po luftojnë në shumë fronte, me zjarre që...
20:36 | 08/07/2026

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se nuk pendohet që është përpjekur të krijojë marrëdhënie të ngushta me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pavarësisht thirrjeve...
17:39 | 08/07/2026