Kryen manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten 4 drejtues mjetesh në Elbasan

30 Nëntor 2025 | 16:12

Katër drejtues mjetesh janë gjobitur pas kapjes në flagrancë të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor. Policia e Elbasanit njofton se 3 drejtues automjetesh dhe një drejtues motomjeti kanë marrë masë administrative pasi kanë qarkulluar me shpejtësi dhe parakaluar duke rrezikuar jetën e personave të tjerë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Bazuar në 4 video të publikuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 3 automjete dhe 1 motomjet që kryejnë manovra të rrezikshme për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen verifikimet dhe ndëshkuan administrativisht drejtuesit si më poshtë: Është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, sipas pikave 3 dhe 5 të nenit 139 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që bëri drift me automjet dhe nuk rregulloi shpejtësinë në zonë të banuar e të frekuentuar nga njerëzit;

Është ndëshkuar me masë administrative 57 000 lekë, sipas pikës 11 të nenit 99, pikës 8 të nenit 139, pikës 5 të nenit 153, pikës 2 të nenit 169, pikës 3 të nenit 139 dhe pikës 2 të nenit 99 të Kodit Rrugor, drejtuesi i motomjetit që qarkulloi me mjet pa vendosur kaskën mbrojtëse, si dhe kreu manorva të rrezikshme me mjet, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës;

Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, sipas pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar në aksin “Prrenjas–Librazhd”;

Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, sipas pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit (të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit) që ka kryer parakalim të gabuar në aksin “Librazhd–Qafë Thanë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe sipas ligjit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026