Kryen vjedhje të shumta në jug të vendit: Arrestohet 67-vjeçarja, në kërkim i biri
Shërbimet e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, kanë zbardhur dhe dokumentuar 6 raste vjedhjesh të kryera në Memaliaj dhe Përmet gjatë muajve maj–shtator, duke arrestuar një grua dhe duke shpallur në kërkim djalin e saj.
Në pranga ka rënë Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh, ndërsa djali i saj, L. U., 36 vjeç, banues gjithashtu në Belsh, është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, ata vepronin në orët e vona të natës, duke përdorur sende si levë dhe kaçavidë, dhe vidhnin sende me vlerë dhe para në banesa, lokale dhe objekte kulti.
Rastet e dokumentuara përfshijnë:
- 04.05.2025, Vasjar, Memaliaj – vjedhje bizhuterish floriri dhe parash në një banesë;
- 10.07.2025, Krahës – vjedhje parash në një objekt kulti;
- 07.08.2025, Sukë, Përmet – vjedhje parash në një objekt kulti;
- 23.08.2025, Petran, Përmet – vjedhje parash në një lokal;
- 04.09.2025, Memaliaj – vjedhje parash në një objekt kulti dhe një lokal.
Si prova materiale janë sekuestruar një automjet, një celular dhe sendet që përdoreshin për të kryer vjedhjet. Policia vijon punën për kapjen e 36-vjeçarit dhe hetimet për rastet e tjera të mundshme.
Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë