Kryente kontrabandë për të përfituar, pezullohet nga detyra specialisti i Doganave

7 Mars 2024 | 12:12

Një hetim i seksionit të krimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës ka bindur gjykatën për të pezulluar nga detyra një specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Bëhet fjalë për Arbër Halilin, specialist i Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, i cili akuzohet se ka kryer kontrabandë duke përfituar nga pozicioni që mbante.

Gjithashtu ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim për tu paraqitur’ pasi ka kryer veprime ne kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shpk.

Vendimi:

Nga Seksioni për Hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar:

Më datë 06.03.2024 , ora 14.30 u bë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 600, datë 04.03.2024,për shtetasin Arbër Dalip Habili, i datelindjes 28.01.1982, banues në Tiranë, me arsim të lartë, pasi Gjykata e Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar shtrënguese “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik” dhe masë të sigurimit personal “Detyrim paraqitje” per veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen  me veprimtarinë doganore” parashikuar nga neni 175 i kodit penal.

Gjykata pas shqyrtimit të të dhënave dhe deklarimeve vendosi mase ndaluese dhe shtrënguese  ndaj shtetasit Arbër Halili , pasi ky shtetas nën  ushtrimin e  detyrës si specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave,  ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026