Kryepiskopi Joan në SHBA, marrin pjesë 15 hierarkë nga të gjitha kishat Autoqefale
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumur Anastas, i ftuar nga Kryepiskopi Elpidofor i cili e priti në aeroport së bashku me disa klerikë të tjerë.
Më 1 mars 2026, të Dielën e Orthodhoksisë, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Ekaterinës në Braintree, Massachusetts. Në Liturgji morën pjesë 15 Hierarkë nga të gjitha kishat e tjera Autoqefale, si edhe dy Episkopët e dioqezave shqiptare në Amerikë.
Triumfi i Orthodhoksisë me praninë e Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Joan mblodhi së bashku në një Tryezë të shenjtë një numër kaq të madh përfaqësuesish nga Kishat Orthodhokse autoqefale pas shumë vitesh.
Ndërsa më 2 mars, Kryepiskopi Joan do të mbajë fjalën kryesore në Konferencën Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumur Anastas, e cila do të zhvillohet nga data 2-4 mars në ambientet e Shkollës Theologjike të Patriarkanës Ekumenike “Kryqi i nderuar” në Boston.
Të Dielën tjetër në 8 Mars Kryepiskopi Joan do të drejtojë Liturgjinë Hyjnore në Kishën Historike të Shën Gjergjit në Boston, themeluar nga Imzot Theofan Noli, i shoqëruar nga episkopi i Kryepeshkopatës shqiptare në Amerikë, Hirësi Nikodhimi.
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)