Kryeprokurori Olsian Çela “garant” i drejtësisë: Reforma nuk është perfekte, ka nevojë të kolaudohet
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në “Ilva Now” se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë. Ai u shpreh se do të punojë me kompetenca të plota sipas frymës së ligjit dhe Kushtetutës, ndërsa garantoi mbështetje maksimale për drejtuesit e prokurorive në rrethe.
“Çdo prokuror që heton, çdo prokuror linje në çdo prokurori të Shqipërisë të ndihet drejtues prokurorie, të ndihet madje edhe Prokuror i Përgjithshëm. Vetëm kështu mund të arrijmë t’i japim përmbajtje reformës, e cila në fakt kërkon sakrifica” tha Çela.
Duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në punë e tij, kryeprokurori i Shqipërisë u shpreh se reforma në drejtësi nuk është perfekte, dhe si e tillë shtoi Çela, ajo duhet të kolaudohet.
Sipas z. Çela, aktet nënligjore të nxjerra nga kryeprokurori i Shqipërisë janë garanci për prokurorët për t’i mbajtur jashtë çdo ndikimi, që mund të kenë në punën e tyre.
“Nuk është aspak e lehtë. Atëherë, si çdo reformë, e cila nuk mund të jetë perfekte, dhe kjo reformë le të themi ka nevojë të kolaudohet. Pra, ka nevojë të përfundojë ciklin e saj. Prandaj, edhe nxjerrja e e këtyre akteve nënligjore nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe dhënia e sigurisë prokurorëve për të përmbushur me besnikëri totale ndaj ligjit detyrën e tyre, janë elementët e garancisë për t’i mbrojtur ata nga çdo ndërhyrje të mundshme politike apo nga drejtime të tjera”, tha ai.
Ai mes tjerash foli për një aspekt tjetër të reformës në drejtësi dhe që lidhet me trajtimin financiar të prokurorëve dhe të oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Kryeprokurori Çela nënvizoi se kjo kategori është më e mirëpaguara në administratën shtetërore, ndërsa shtoi se kjo jep garanci shtesë që prokurorët t’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës.
“Sot, një element tjetër i rëndësishëm, që është një arritje e reformës është trajtimi financiar i prokurorëve, madje dhe oficerëve e policë gjyqësore. Sot prokurorët dhe oficerët e Policës Gjyqësore janë nga njerëzit më të paguar në Shqipëri, për të mos thënë ndoshta më të paguarit në administratën shtetërore. Kjo përmban një garanci shtesë që ata të kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin”, shtoi Çela.
Lexoni gjiashtu:
“Peshqit e mëdhenj”? Çela: Për këtë duhet të pyesni kreun e SPAK
A ka pasur presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm? Olsian Çela përgjigjet në ‘Ilva Now’
Olsian Çela: Reforma në drejtësi e ka decentralizuar Prokurorinë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta