Kryeprokurorja ukrainase: Civilë e ushtarë janë torturuar para se të vriteshin
Pamje të reja satelitore tregojnë varret masive në fshatin Manhush, rreth 20 kilometra në perëndim të Mariupolit.
Kompania e teknologjisë satelitore “Maxar” deklaroi se pamjet tregojnë se ekspansioni i varreve nisi më 23 mars dhe ka vijuar përgjatë dy javëve të fundit.
Në rajonin e Kievit, hetues të policisë dhe mjekësisë ligjore po dokumentojnë krimet e luftës që u atribuohen trupave ruse.
“Në këto 8 javë, ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut jo vetëm është injoruar, por është shpërfillur tërësisht, pasi trupat ruse kanë sulmuar dhe bombarduar zonat e banuara, duke vrarë civilë dhe dëmtuar spitale, shkolla dhe infrastruktura të tjera, veprime që mund të përbëjnë krime lufte”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova thotë se mbështetja e Evropës dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale është jetike për të dërguar autorët e krimeve në gjykatë.
“Kemi konstatuar 7 mijë e 661 raste që në vetvete janë krime lufte dhe mbi 3 mijë raste, të cilat janë të lidhura me krimet e luftës. Kur zhvarrosim viktimat nga varret masive shohim shenja torture në trupat e tyre. Ata janë qëlluar me duart e lidhura nga pas. Kemi gjithashtu fakte të krimeve seksuale kundër civilëve, jo vetëm ndaj grave, por edhe ndaj burrave dhe fëmijëve”, u shpreh ajo.
Trupat e 9 civilëve, disa prej të cilëve me shenja torture, u gjetën në 24 orët e fundit në qytetin Borodjanka, në rrethinat e kryeqytetit ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia