Kryesia e PD vendim për zgjedhjet, Berisha: Do të mbështesim kandidatët e pavarur
Sali Berisha, kryetar i PD-së ka folur pas mbledhjes së kryesisë ku ka thënë se do të mbështesë kandidatët e pavarur.
Berisha deklaroi se PD vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, për të cilët tha se historia ka treguar se janë më të suksesshme.
“Ishte një mbledhje e veçantë, me një diskutim të gjatë dhe përgjegjshëm. U shprehën mendime për problematikat. Ajo që predominonte ishte se PD, ndonëse pa diskutim ka kandidatë kalibri, pa asnjë lloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, vlerëson dhe çmon kandidaturat e pavarura. Kandidati i pavarur është ai që shpall veten. “-tha Berisha.
“Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur”, tha Berisha.
“Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër. Ne u themi personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre” , tha Berisha.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit