Kryetari i opozitës premton 100 milionë euro subvencione për bujqësinë

23 Qershor 2020 | 19:37

Kësaj here kreu i opozitës u ndal në Zall Bastar, në një takim me fermerët e zonës. Këta të fundit shprehen shqetësimin se kanë probleme me infrastrukturën dhe me faktin se nuk marrin asnjë mbështetje nga qeveria pasi kostot e aktivitetit bujqësor janë të larta.

Për këto probleme kreu demokrat Basha premtoi se do të arrihet një zgjidhje me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet.

“Është kriminale t’iu marrësh çdo muaj taksat e tarifat qytetarëve dhe në ditën e tyre më të vështirë t’i braktisësh. Ne do të marrim të gjitha vendimet për t’iu mundësuar fermerëve të punojnë dhe të fitojnë përmes punës së tyre”, tha Basha.

Ndër të tjera Basha u shpreh se plani i tij ekonomik parashikon 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, që prodhimi i tyre të rritet dhe fitimet të jenë të kënaqshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026