Kryetari i Zveçanit mbaron orarin e punës, shoqërohet nën masa të rrepta nga policia
Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci sapo ka dalë nga ndërtesa e komunës nën përcjelljen e forcave të policisë, raporton KosovaPress.
Gjatë ditës disa qytetarë nga komuniteti serb kanë protestuar duke bërë përpjekje të pengojnë kryetarin e zgjedhur që të futet në objektin
Protestuesit në Zveçan ndërkohë filluan të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.
Po ashtu, protestuesit kanë djegur një veturë zyrtare dhe disa të tjera i kanë shkatërruar.
Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta