Kryevepra e rizbuluar e Caravaggio, piktura e miliona dollarëshe shfaqet në Madrid

30 Maj 2024 | 17:21

Një pikturë që dikur mendohej se vlente sa çmimi i një laptopi, është verifikuar tashmë si një kryevepër miliona dollarëshe nga piktori Abarok Caravaggio dhe tani shfaqet në Prado.

‘Ecce Homo’ u pikturua nga Michelangelo Merisi da Caravaggio në shekullin e 17-të rreth viteve 1605-1609, afër vdekjes së tij në 1610.

Piktura, e cila tregon Ponc Pilatin teksa prezanton Jezusin e lidhur para masave, tani po shfaqet në muzeun e famshëm Prado të Madridit.

Piktura është një nga vetëm rreth 60 veprat që i atribuohen piktorit mjeshtër, i cili dallohet për kontrastet e veçanta mes dritës dhe errësirës .

Në fakt, “Ecce Homo” i Madridit siç i referohet këtij versioni, pothuajse u shit në ankand në 2021 me një çmim fillestar prej vetëm 1,500 €.

Ankandi u ndërpre në kohë me urdhër të qeverisë spanjolle me dyshimin se ishte në të vërtetë nga Caravaggio. Fillimisht, besohej se ishte pikturuar nga José de Ribera, një piktor spanjoll gjithashtu i shekullit të 17-të.

Piktura ishte trashëguar nga tre vëllezër e motra spanjollë që e kishin në pronësi të familjes së tyre që nga viti 1823.

Tre vjet pas ngjarjeve dramatike të ankandit, Museo del Prado ka konfirmuar se është vërtet nga Caravaggio dhe ka vërtetuar statusin e tij kryevepre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026