English

“Kryqëzimi i Cërrikut” problematik, shoferët: Mungon sinjalistika

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jo vetëm në aksin Bradashesh-Elbasan por edhe në unazën jugperëndimore të qytetit të Elbasanit, i njohur ndryshe si “kryqëzimi i Cërrikut” situata e trafikut mbetet kaotike.

- Advertisement -

Thuajse çdo ditë kjo është gjendja me të cilën përballen drejtuesit e automjeteve.

Një kryqëzim i cili lidh, jo vetëm aksin nacional Elbasan – Librazhd, apo Elbasan – Tiranë, por edhe rrugët e fshatrave në drejtim të qytetit. Kjo e bën një nga kryqëzimet më të ngarkuara, por edhe më të rrezikshme, deri në momentin që këmbësore dhe mjete duhet të ndajnë të njëjtën rrugë.

“Aq keq është, nuk e di, do kalosh në ajër. Ajo ishte me karrocë me fëmijë dhe ai nuk u zmbrapste që të kalonte gruaja”, shprehet një këmbësor.

Kryqëzimi i Cërrikut, tashmë është i njohur jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjerë, jo për shkak të rëndësisë si një nyje e rrugëve kryesore nacionale të vendit, por për shkak të kaosit në trafik që shkaktohet në këtë kryqëzim thuajse në çdo orar të ditës.

“Ne po vijmë nga Durrësi, udhëtojmë drejt Korçës dhe trafiku ka qenë skandal, realisht skandal. Kemi 20 minuta gjatë gjithë rrugës”, shprehet një drejtuese mjeti.

Shoferët bëjnë thirrje që të merren masa për të shmangur orët e gjata në trafik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?