Qytetarët dynden drejt plazheve, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

20 Gusht 2023 | 10:35

Qytetarët i janë drejtuar plazhit këtë të diel si pasojë edhe e temperaturave te larta. Durrësi dhe Gjiri i Lalëzit mbeten gjithmonë destinacione për kryeqytetasit dhe kjo ka sjellë trafik.

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke bërë që makinat të qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.

Po ashtu edhe në zonën e Lezhës janë parë radhë të gjata makinash. Situata nuk është e re, pasi thuajse gjatë gjithë sezonit veror aksi në fjalë ka qenë tejet i rënduar në të dy kahet e rrugës edhe për shkak të ndërhyrjes që u bë gjatë verës për riparimin e autostradës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026