Kryqi i Kuq dënon sulmin që vrau tre punonjësit e tij në Donjeck të Ukrainës
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka dënuar sulmin që vrau tre punëtorë të tij të cilët po shpërndanin ndihma në vijën e frontit në rajonin ukrainas të Donjeckut.
Zyrtarët e Presidencës ukrainase më herët thanë se forcat ruse kanë sulmuar makina të Kryqit të Kuq përmes sulmeve me artileri, që po ashtu kanë lënë të plagosur dy punëtorë të kësaj organizate të ndihmës.
“Edhe një krim lufte i Rusisë. Sot, pushtuesit sulmuan makinat e misionit humanitar të Kryqit të Kuq në rajonin e Donjeckut”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në X. “Në këtë luftë, gjithçka është e qartë: Rusia mbjell ligësi, Ukraina mbron jetën”.
Miryjana Spoljaric, presidente e Kryqit të Kuq, dënoi sulmin përmes një deklarate të publikuar më 12 shtator. Ajo konfirmoi se tre punëtorë të organizatës janë vrarë pasi granatat goditën vendin në vijën e frontit, që ishte caktuar për shpërndarjen e ndihmave në rajonin e Donjeckut.
“I dënoj fuqishëm sulmet ndaj personelit të Kryqit të Kuq”, shkroi Spoljaric në X. “Është e paimagjinueshme që granatat të godasin pikën e shpërndarjes të ndihmave”, shtoi ajo, shkruan REL.
Kryqi i Kuq tha se ekipet e tij kanë prani të rregullt në rajonin e Donjeckut dhe makinat e organizatës kanë emblemën e Kryqit të Kuq.
Më herët, guvernatori i Donjeckut, Vadym Filashkin, raportoi se tre persona u vranë dhe dy u plagosën në fshatin Viroljubivka. Ai tha se ky fshat u sulmua me artileri dhe një makinë e një organizate humanitare u shkatërrua.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng