“Kthehen rrebeshet, ulen temperaturat”, Porja bën parashikimin e motit gjatë javës

7 Korrik 2025 | 09:56

Meteorologia Lajda Porja tha në Euronews Albania se gjatë kësaj jave do kemi të bëjmë me një mot disi më të freskët krahasuar me temperaturat e javëve të mëparshme nga i nxehti.

Porja thekson se këtë ndryshim të kushteve atmoferike do ta vëmë re ditën e mërkurë, e më pas fundjava do të sjellë sërish valën e të nxehtit.

“Pas një jave me temperaturë 41 gradë Celsius, sot termometri do të zbresë në 2-3 gradë. Temperaturën më të lartë presim ta kemi 38 gradë konkretisht në Berat, ndërsa në pjesë të tjera të territorit 35-36 gradë.

Ditën e nesërme, të martën do të kemi vranësira të shpeshta. Që nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi një masë më të freskët, duke sjellë ndryshim të kushteve të atmosaferike, duke bërë që të jemi në vlerën 32 gradë deri ditën e shtunë.

Ditën e dielë, termometri do të ngjitet sërish në 36 gradë, e më pas gradualisht javën tjetër rikthehet sërish i nxehti. Këtë javë do ta specifikoja me normalizim të temperaturave me çfarë kemi përjetuar”, tha meteorologia.

Për vendet e Rajonit Lajda Porja tha se gjithashtu do të kenë prezentë vranësirat, kryesisht Kosova do të jetë me një mot të freskët, por gjithashtu në fundjavë duke shënuar sërish rritje të temperaturave.

Sa i përket situatës në rajon, edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, sot dhe nesër do të kenë kryesisht kthjellime dhe vranësira, e mërkura do të sjellë rebeshe në të gjithë rajonin, ndërsa nga dita e enjte do të ketë përmirësime në rajon. Kosova do ketë një mot me temperatura mjaft të freskëta. E shtuna dhe e diela do të nis me rritjen e temperaturave”, tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026