Rama inspektim në bashkinë e Vlorës: Lironi hapësirat publike
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, gjithashtu nga Pirro Vengu, dhe ministri Bledi Çuçi. Teksa zbriste nga makina për të inspektuar procesin e nisur për lirimin e hapësirave publike në Lungomare, Rama u prit me duartrokitje nga qytetarët.
Në një koment të djeshëm, kryeministri theksoi se aktivitetet e bizneseve, sidomos lokaleve, kishin zaptuar trotuaret dhe i kishin bllokuar ato për këmbësorët. Pas ultimatumit 48-orësh të dhënë në rrjetet sociale, aksioni për heqjen e bizneseve që shfrytëzojnë paligjshëm hapësirat publike ka nisur në mesnatë.
Rama theksoi se ky aksion është i nevojshëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të sjellë Lungomaren në përputhje me imazhin e “Shqipërisë Turistike”.
Ai e konsideroi Lungomaren si model për një qytet bregdetar modern dhe theksoi se duhet të shërbejë si shembull për dizajnin e vijës bregdetare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim
- Heqja e bizneseve të zaptuara në Lungomare, nis aksioni pas ultimatumit të Ramës
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor