Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim
Policia e Shtetit ka intensifikuar zbatimin e planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, i cili ka nisur të zbatohet që dy javë më parë. Ky operacion ka si qëllim garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe bregdetare të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të policisë, pikat kryesore të operacionit përfshijnë:
-
Sigurinë dhe rendin në zonat urbane dhe turistike;
-
Përimetrin e sigurisë në plazhe;
-
Parandalimin e ndotjes akustike dhe mjedisore;
-
Lirimin e hapësirave publike të zëna paligjshme.
Nga Velipoja deri në Ksamil, operacioni ka rezultuar me bllokimin e 16 mjeteve lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe), pasi drejtuesit e tyre kanë shkelur kufijtë e sigurisë, duke u ndëshkuar me gjoba administrative prej 100,000 lekësh.
Po ashtu, janë sekuestruar 1230 çadra dhe shezlongë të vendosura në plazhe publike, për të cilat janë proceduar 27 shtetas për shkelje të ligjit. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, janë liruar gjithashtu 9 hapësira publike që përdorej paligjshëm, kryesisht për parkim, në Vlorë dhe Shkodër.
Në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, Policia Rrugore ka ngritur me karrotrec 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në kundërshtim me ligjin mbi trotuaret dhe vijat e bardha.
Përsa i përket ndotjes akustike, janë kryer kontrolle intensive me aparatura matëse, ku 15 shtetas janë proceduar penalisht për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës në zonat turistike. Po ashtu, janë bllokuar 72 automjete dhe motomjete që krijonin zhurmë të tepërt, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë.
Për ndotjen e mjedisit, janë evidentuar 11 raste të ndotjes së ujërave dhe tokës, ku janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë.
Policia e Shtetit ka apeluar për respektimin e ligjit nga pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e automjeteve. Apelohet që drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton
- 17:33 FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA