Kthehet në shtëpi pengu francez pas dy vitesh burg në Iran
Francezi, Louis Arnaud, është kthyer në atdhe pas gati dy vitesh burgosje në Iran. Autoritetet iraniane e liruan Arnaud, i cili kishte qëndruar në burg për mbi 20 muaj. Ai arriti në Francë të enjten, ku u prit nga familja e tij dhe ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné, në aeroportin e Parisit.
Arnaud, një konsulent i cili kishte nisur një udhëtim botëror në korrik të vitit 2022, u arrestua në Iran në shtator të po atij viti. Ai u akuzua për pjesëmarrje në protestat që pasuan vdekjen e Mahsa Amini, një vajze iraniane me origjinë kurde, e arrestuar për mosrespektim të kodit të rreptë të veshjes për gratë në Iran.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për lirimin e tre shtetasve të tjerë francezë të mbajtur ende në Iran, përfshirë Cécile Kohler, Jacques Paris dhe një burrë me emrin Olivier.
Ministri i Jashtëm Séjourné deklaroi të enjten se qeveria është ende duke punuar për sigurimin e lirisë së këtyre të burgosurve. “Diplomacia jonë është ende e mobilizuar. Por sot duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore të madhe diplomatike për Francën”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
- Si do ndikojnë zgjedhjet në financat publike të Francës, ç’ndodh nëse fiton Le Pen
- Sondazhet në Francë: Aleatët e Macron frikë nga pasojat e zgjedhjeve të parakohshme
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë