Ktheu buxhetin e 2021-shit, Meta: Mbi 50 mijë qytetarë humbën punën në 3 mujorin e dytë të 2020
Dy ditë pasi ktheu buxhetin e vitit 2021, i cili sipas Presidentit Ilir Meta nuk adreson nevojat më të mëdha që kanë sot shqiptarët, si varfëria, papunësia dhe përballja me pandeminë, kreu i shtetit ndalet sërish tek shifrat.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit.
Ai thekson se mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës në 3-mujorin e dytë të vitit 2020.
“Mbi 50,000 qytetarë humbën vendet e punës dhe papunësia nga 11.2%, u rrit në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020. Buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit”, shkruan Presidenti.
Lexoni gjithashtu:
Meta kthen për rishqyrtim buxhetin e vitit 2021
Meta kthen buxhetin 2021, Balla: E turpshme dhe djallëzore. Presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta