Kthimi i Trump “tremb” BE-në, Euro-deputetët: Do rindezë luftën tregtare

17 Janar 2024 | 13:14

Fitorja dërrmuese e Trump në zgjedhjet primare republikane ngriti shqetësime në Evropë. Rikthimi eventual i tij në Shtëpinë e Bardhë ngre shqetësime për një luftë të re tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, pas 4 vitesh të qeta nën administratën Biden. Nën drejtimin e Trump, Amerika vendosi taksa për shumë produkte evropiane, si çelikun dhe aluminin, të cilat janë pezulluar.

Tiziana Beghin, euro-deputete italiane, Lëvizja 5 Yjet deklaroi: “Nuk po flemë të qetë. Është e vërtetë që konteksti ka ndryshuar dhe transformuar shumë krahasuar me vitet e mëparshme, edhe në kontekstin e luftës dhe atë të destabilitetit botëror, që mund të sjellë në skenarë të rinj. Nga ana tjetër është po ashtu e vërtetë që edhe me këtë administratë, pavarësisht toneve më të sheshuara dhe zhvendosjes në kohë të problemeve, sidomos sa i takon çelikut dhe aluminit, nuk kemi parë një vend shumë bashkëpunues”.

Tregtia nuk është e vetmja çështje që shqetëson BE-në. Amerika ka qenë dhe donatori më i madh i armëve në Ukrainë në këto thuajse 2 vjet luftë. Por tani Uashingtoni nuk po bie dakord për fondet e reja, pavarësisht presionit të presidentit ukrainas. Nëse Trump fiton, Amerika mund të bëhet një aleat i pabesueshëm.

Ndërkohë që David McAllister, euro-deputet gjerman i PPE u shpreh:“Sfida më e madhe me zotin Trump është se ai është i paparashikueshëm. Nga njëra anë ka thënë se do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme dhe nga ana tjetër po vë në dyshim këtë mbështetje. Ai ka këndvështrime të ndryshme dhe ne nuk e dimë kurrë se cili është këndvështrimi i tij”.

Por ky është kapitulli i parë i një gare të gjatë. Pas fitores së bindshme në Ajoua, ish-presidenti duhet të caktohet si kandidat në mënyrë që të sfidojë Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan

E vendosur në një kuti prej druri, dhurata vinte me një tabelë që shkruhej: “Gumusay, pistoleta e parë e tipit revolver e prodhuar në vendin...
12:58 | 10/07/2026

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026

Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë

Andy Burnham ka bërë një hap tjetër drejt rrugës për t’u bërë udhëheqës dhe kryeministër i ardhshëm i Partisë Laburiste, pasi shumica dërrmuese e deputetëve...
10:59 | 10/07/2026