“Kthyem 1800 emigrantë në Shqipëri”, Sunak: Plani po funksionon
1800 emigrantë shqiptarë që kishin hyrë në Britaninë e madhe në mënyrë të paligjshme janë kthyer në vendin e tyre Brenda 6 muajve.
Kjo shifër bëhet e ditur nga kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili gjatë një deklarate ka bërë me dije se plani i tij për largimin e emigrantëve të paligjshëm po funksiononte.
Ai tha se përpara nisjes së planit të tij në dhjetor, numri i hyrjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ishte katërfishuar në dy vjet, ndërsa sot 5 muaj pas implemtimit të planit të tij kalimet janë ulur 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“Në dhjetor arrita një marrëveshje me Shqipërinë, sepse vitin e kaluar gati një e treta e të gjithë atyre që mbërritën me varka të vogla ishin nga ai vend i sigurt evropian. Tani kemi kthyer 1800 në Shqipëri në vetëm gjashtë muaj,” – u shpreh Sunak.
Ai bëri me dije se tashmë janë blerë dy kontejnerë të mëdhenj që do të shërbejnë për të strehuar deri në 1 mijë emigrantë.
Kontejneri i parë që do të mbajë azilkërkuesit do të ankorohet në Portland Port këtë muaj dhe do të strehojë 500 burra të rritur që kërkojnë azil në Mbreterinë e Bashkuar.
Sunak tha se këto maune “do të lehtësojnë presionin mbi komunitetet lokale” dhe hapësirat në hotele që përdoren për të strehuar emigrantët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë