Ku do të gjenden 370 mln $? Ahmetaj: Riaolokim të shpenzimeve dhe rritje të deficitit
Në planin financiar prej 7 pikash për situatën e krijuar nga COVID-19, qeveria ka parashikuar një fond prej 370 milionë dollarë. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i caktuar nga Kryeministri, Edi Rama, në krye të menaxhimit të planit thotë se këto para janë siguruar nga riaolokimi i shpenzimeve (rishikimi i buxhetit të shtetit) dhe zgjerimi fiskal (rritja e deficit).
Z. Ahmetaj gjatë intervistës për Euronews Albania theksoi se, plani financiar për COVID-19 do ta rrisë borxhin publik të Shqipëri, duke e çuar atë në nivelin 67% të prodhimit të brendshëm bruto.
“Ka dy mënyra për t’i gjetur dhe janë gjetur. Mënyra e parë është rialokimi i shpenzimeve siç ka ndodhur, mënyra e dytë është zgjerimi fiskal, në shembullin, traditën dhe nevojën e të gjitha vendeve që po kalojnë në të njëjtën situatë. Kemi rritur deficitin nga 2.2% në 3.9%. Arsyeja kryesore e rritjes së deficitit është rënia drastike e të ardhurave për shkak të ngadalësimit të ekonomisë që këtë muaj”, deklaroi ministri.
I pyetur nëse është i dëmshëm rritja e deficitit gati në 4% dhe pse si zgjidhje alternativë nuk janë prekur koncesionet, z. Ahmetaj la të kuptohej se po priten skenarë të tjerë për të ndërhyrë në këtë sektor. “Jo vetëm është e shëndetshme, por është e domosdoshme, sepse nuk ka rrugë tjetër. Praktikisht nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.
Masat, nënvizoi z. Ahmetaj lidhen me ekonominë e brishtë të Shqipërisë dhe faktit se jemi një vend i varfër, pasi nuk mund të marrim masa të njëjta si ato që kanë nivel të lartë të prodhimit të brendshëm bruto. Në këtë pikë, ai tha se plani i ndihmës përmban mbi 2% të GDP-së.
Për muajin mars, z. Ahmetaj tha se sipas të dhënave të deritanishme mund të ketë një rënie prej 70 milionë dollarë të ardhurash të munguara për arkën e shtetit. Ndërsa për muajin prill, rënia e të ardhurve tha ai mund të shkojë deri në 120 milionë dollarë.
“Borxhi në dinamikë po shkoni diku tek pak më pak se 67%, por sigurisht kjo varet se çfarë trajektoreje rënëse do të marrë ekonomia”, deklaroi më tej ministri i Rindërtimit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:27 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit
- 10:21 Vlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkura anash rrugës së Plazhit të Vjetër
- 10:12 Anulimi i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër dhe sulmet në Liban ngrenë sërish çmimin e naftës
- 10:00 Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës
- 09:58 Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
- 09:51 Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë