“Kudo dhe kurdo me Vodafone”- Një dokumentar kushtuar transformimit të komunikimit

19 Maj 2023 | 16:53

“Një herë e një kohë, ndër male, lëshohej jehona e burrave, si i vetmi mjet komunikimi, mes njerëzve që jetonin larg njëri-tjetrit”. Kështu nis dokumentari “Kudo dhe kurdo me Vodafone… historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri”, që u shfaq mbrëmë premierë në ekranin e madh të kinemasë, në prezencë të bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe ekipeve të Vodafone, në 21 vitet e operimit në tregun shqiptar.

Në këtë dokumentar e kaluara nostalgjike e kabinave telefonike takohet me të tashmen digjitale dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale që ofron zgjidhje pa fund, deri edhe në lehtësirat për bizneset dhe bujqësinë.

Është një histori suksesi e Vodafone në Shqipëri, e trasformimit të komunikimit dhe revolucionit teknologjik që po përjeton shoqëria shqiptare falë investimeve strategjike dhe vizionare në vend, falë hyrjes në tregun shqiptar, në vitin 2001, të Vodafone Group, markës së parë të fuqishme ndërkombëtare, liderit dhe pionerit të telekomunikacionit dhe teknologjisë në botë.

Ariola Mata, Drejtuese e Markës dhe Medias në Vodafone Albania, deklaroi gjatë ceremonisë: “Kontributi, investimet, zhvillimet teknologjike në këto 21 vite të Vodafone në tregun shqiptar, janë padiskutim një arritje e madhe, një histori suksesi, të cilën dëshirojmë ta ndajmë sot me të gjithe ju”.

Në premierën e dokumentarit u prezantua edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili premtoi se Vodafone do të vazhdojë edhe më tej revolucionin teknologjik e digjital në Shqipëri.

“Shikoj këto dy partnerë të shkëlqyer: Vodafonin dhe Shqipërinë. Jam i mrekulluar nga zhvillimi i vendit, nga fuqia inovatore e Shqipërisë. Është e jashtëzakonshme shpejtësia me të cilën vendi po transformohet. Dhe detyra ime si lider është që këtë partneritet dhe trashëgimi ta çoj më tej. E ardhmja e sheh Vodafone Albania si një kompani plotësisht teknologjike, me shërbim të shkëlqyer klienti, produkte dhe shërbime fantastike për individët dhe bizneset, partnerin e besuar të qeverisë në agjendën digjitale, gjithmonë lider në investimet teknologjike në vend. Ne që jemi në këtë dhomë mund ta bëjmë. Së bashku Ne Mundemi ta bëjmë këtë kompani edhe më të madhe, në të mirë të qytetarëve shqiptarë, sipërmarrjeve dhe partnerëve. Sepse motoja jonë nuk është thjesht slogan marketingu, por diçka ku vërtet besojmë: Së Bashku Ne Mundemi”, tha Balasz Revesz CEO i Vodafone Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026