“Kujdes Ballkanin”- Zelensky: Kemi informacione, Rusia po përgatit luftë
“Rusia po nxit luftë në Ballkan, në mënyrë që një shtet të sulmojë një tjetër”, kështu deklaroi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat afrikane, presidenti ukrainas bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e gjerë rajonit të Ballkanit, pasi siç theksoi, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Zelensky theksoi se Rusia është e përfshirë në mënyrë indirekte në shpërthimin e konflikteve të ndryshme.
“Sot të gjithë flasin për Lindjen e Mesme. Atje, Rusia po vepron së bashku me aleatin e saj Iranin.
Por kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacion! Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme e para, shqetësimi i dytë do të jetë Ballkani. Të paktën, nëse vendet perëndimore, partnerët, nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një tjetër ‘shpërthim’ të tillë. Rusia do të investojë për të siguruar që një vend në Ballkan të jetë në luftë me një tjetër”, tha presidenti.
Sipas tij, qëllimi i Rusisë është që Perëndimi të “shpërqëndrohet” dhe të dërgojë ndihma në disa pika, dhe jo vetëm në një, që do të ishte Ukraina.
“Kur doni të ndihmoni një vend ose filloni ta ndani atë ndihmë dhe vëmendje për shumë vende, pastaj ka shumë sfida, shumë sfida humanitare. Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi për të treguar se ka diçka që nuk shkon atje gjatë zgjedhjeve. Të shpallen zgjedhjet jokushtetuese. Të rrëzohet sërish qeveria aktuale. Të rrëzohet qeveria pro-evropiane”, ka thënë Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë