Kujdes ç’postoni në rrjete sociale! Zbardhet vendimi i Trump për studentët e huaj

30 Maj 2025 | 14:02

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për vizat studentore në të gjitha ambasadat apo konsullatat e Shteteve të Bashkuara.

Sipas një kabllogrami të datës 27 maj 2025, të nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të gjitha ambasadat dhe seksionet konsullore amerikane janë udhëzuar të mos caktojnë intervista të reja për vizat e kategorive F, që lidhen me studentët akademikë që synojnë të studiojnë në SHBA, vizat e kategorisë M, që lidhen me studentët profesional, dhe vizat e tipit J, që përfshijnë shkëmbimet kulturore.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përgatitjeve për një regjim të ri verifikimi, i cili fokusohet tek përmbajtja që aplikantët publikojnë në platformat si Facebook, Instagram, X dhe TikTok.

Pra të gjithë të rinjëve që synojnë të studiojnë në SHBA, do t;u kontrollohen të gjitha postimet në rrjete sociale.

Në dokumentin zyrtar nuk specifikohen qartë kriteret se çfarë mund të cilësohet si përmbajtje e papërshtatshme, por përmenden shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe luftimin e antisemitizmit. Kjo mungesë qartësie ka ngjallur shqetësime brenda vetë Departamentit të Shtetit dhe në mesin e institucioneve të arsimit të lartë, të cilat paralajmërojnë se masa të tilla mund të kenë pasoja të rënda për procesin e regjistrimeve dhe për stabilitetin financiar të universiteteve amerikane.

Shoqata Amerikane e Edukatorëve Ndërkombëtarë (NAFSA) e ka dënuar vendimin, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të dëmshëm për një komunitet që kontribuon ndjeshëm në zhvillimin akademik dhe ekonomik të vendit. Ndërkohë, komuniteti akademik amerikan shpreh frikën se studentët ndërkombëtarë po trajtohen si kërcënim, ndërsa universitetet si terren politik për betejat ideologjike të administratës.

Udhëzime të mëtejshme pritet të publikohen në ditët në vijim, ndërsa procesi i pajisjes me viza studentore mbetet i pezulluar pa një afat të caktuar.

Ky vendim i administratës Trump prek dhe studentët nga Shqipëria dhe Kosova që synojnë arsimimin në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026