“Kujdes me Belerin, se kemi shumë nga ata tuajit”-Baçi tregon “kërcënimin” e Athinës

20 Mars 2024 | 22:23

Deputeti i Partisë Demokratike (mbështetës i Rithemelimit), Luan Baçi, është shprehur se Greqia sa herë që ka përplasje diplomatike me Shqipërinë, përdor emigrantët shqiptarë që ka atje.

Komentet Baçi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash, nuk duhet marrë kaq lehtë.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama duhet të ketë kujdes kur ndërhyn padrejtësisht në gjyqësorin shqiptar, pasi sipas tij, Beleri është një i dënuar politik i kryeministrit Edi Rama.

“E ka çuar çështjen Beleri në instancat më të larta në BE, në KE, janë bërë rezoluta, ka ardhur kryeministri i Greqisë, erdhi një kryetar partie. Madje e gjithë politika greke në këtë rast është e bashkuar, opozitë dhe mazhorancë aty.

Herë pas here, Athina Zyrtare sa herë ka pasur ndonjë përplasje diplomatike me Shqipërinë, gjithmonë pika e dobët, thembra e Akilit, janë emigrantët shqiptarë në Greqi.

Janë shumë rreth 1 milionë shqiptarë. Kjo të bën që të themi shpesh herë në analizat që bëjmë të themi se ndoshta kjo mos është një sinjal i dukshëm që kujdes ju me Belerin tonë aty se ne kemi shumë nga këta tuajët këtu dhe një problem të vogël menjëherë e nxjerrim për t’i penalizuar.

Pra nuk duhet parë kaq lehtë kjo punë dhe kjo është një thirrje për kryeministrin që të ketë kujdes kur ndërhyn padrejtësisht te gjyqësori si në rastin e Belerit. Beleri është një i dënuar politik i kryeministrit Edi Rama”, tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026