Kujdes nga gripi dhe COVID-i, OBSH: Dy viruset bashkëqarkullojnë, vaksinohuni!
Gripi, COVID-19 dhe viruset e tjera respiratore do të jene në bashkëqarkullim këtë vjeshtë-dimër. Në këto kushte Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet se kjo është shqetësuese, pasi rreziku për forma të rënda tek grupet e riskut rritet dhe kjo çon në mbingarkesë të sistemeve shëndetësore.
Për të përballuar këtë sezon i cili ka nisur të rrisë numrin e të infektuarve, OBSH rekomandon që të bëhet kujdes pikërisht për grupet e riskut.
Ekspertët janë të mendimit se të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të rënda për shkak të COVID-19, gripit dhe sëmundjeve të tjera respiratore, ndaj ata rekomandojnë injektimin e doza përforcuese kundër COVID-19 si dhe vaksinës së gripit.
Të rrezikuar për t’u infektuar me COVID-19 dhe grip janë edhe punonjësit e shëndetësisë, ndaj sipas OBSH duhet të jenë ndër të parët që vaksinohen.
Po ashtu ekspertët kërkojnë që edhe fëmijët e moshës nën 5 vjeç të vaksinohen kundër gripit, pasi janë në rrezik më të lartë të gripit të rëndë ose komplikimeve.
Pavarësisht nëse është COVID-19 ose grip, vaksinat shpëtojnë jetë. Ato mbeten mënyra më e mirë për të luftuar këto sëmundje, duke parandaluar sëmundje të rënda apo vdekje.
OBSH deklaron se COVID-19 mbetet ende një kërcënim. Në 53 Shtetet anëtare të rajonit evropian të OBSH-së, virusi pandemik vazhdon të shkaktojë infeksione, shtrime në spital dhe vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private
Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)
- 15:56 Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në lumë, plagoset fermeri në Pogradec
- 15:47 A do ndikojë dorëheqja e Starmer? Britanikët: Kjo nuk e ndryshon drejtimin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar
- 15:41 Papa Leo: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
- 15:40 Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private
- 15:35 Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
- 15:29 BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur